Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Revolucion në Kinë, çiftet lejohen të kenë 3 fëmijë

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 10:45 | Bota
Revolucion në Kinë, çiftet lejohen të kenë 3

Një revolucion i madh ka ndodhur së fundmi në Kinë, pasi autoritetet do të lejojnë çiftet të kenë deri në tre fëmijë, duke i dhënë fund politikës strikte të dy fëmijëve.

Ndryshimi u miratua nga presidenti Xi Jinping gjatë një takimi të zhvilluar me byronë politike.

E gjithë kjo lëvizje erdhi pasi të dhënat nga censi i fundit treguan se rritja e popullsisë në Kinë ishte në nivelin më të ulët në dekada.

Të dhënat e censit që u prezantuan në fillim të muajit maj, tregojnë se vitin e kaluar u lindën 12 milionë fëmijë në Kinë, nga 18 milionë që erdhën në jetë në vitin 2016, shifër kjo që për herë të fundit ishte regjistruar në 1960.

Për këtë arsye ishte shumë e pritshme që pas të dhënave nga censi, politikat e forta për dy fëmijë në familje, do të relaksoheshin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani