Rifillimi i dialogut Prishtinë-Beograd, Jeta Krasniqi: A do ta njohë Serbia Kosovën?

31 MAJ 2021 4 ABSOLUT P1 PGM frame 17573 1100x620

Rifillimi i dialogut Prishtinë-Beograd do të nisë brenda muajit qershor. Ka qenë kryeministri i Kosovës ai që ka njoftuar këtë lajm pas takimit me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Kosovë. Por si e shohin analistët dhe politikanët këtë vendim, në një kohë kur qeveria Kurti  nuk e kishte prioritet të listës së saj dialogun me Serbinë?

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës u shpreh në studion e “Absolut 4”, se rifillimi i dialogut Prishtinë Beograd është pozitiv, por kërkon bashkërendim të brendshëm.

“Ky është moment i veçantë se presim rifillimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE dhe qartësim të qeverisë së Kosovës ndaj këtij procesi dhe e shkuara e saj si parti jo gjithnjë ka qenë në mbështetje të dialogut dhe kemi një administratë të re amerikane. Mesazhi është pozitiv dhe kjo kërkon bashkërendim të brendshëm”.

Referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të pak ditëve më parë se nuk do ta njohë Kosovës, Krasniqi ngre pyetjen; nëse nuk është për njohje ky dialog atëherë për çfarë është?

“Presim takim në mes qershorit, po sa do të arrihet marrëveshja kjo pritet, pasi para pak ditësh Vuçiç tha që nuk do ta njohim Kosovën. Nëse nuk është për njohje ky dialog atëherë për çfarë është?.