Stoltenberg: Përgjigjja e aleatëve të NATO-s ndaj Bjellorusisë ishte në unitet, thirrje për hetim ndërkombëtar

stoltenberg 1100x620

“Aleatët e NATO-s reaguan në një mënyrë të bashkuar ndaj Bjellorusisë. Një mesazh i fortë u dërgua duke dënuar devijimin e detyruar të avionit”.

Kjo u deklarua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp në prag të samitit të mbrojtjes të ministrave të jashtëm në Bruksel, duke specifikuar se aleatët kanë bërë thirrje për një “hetim të pavarur ndërkombëtar”. Ai nënvizoi se Bjellorusia “ka shkelur standardet ndërkombëtare”.

“Ajo që ndodhi ditët e fundit ishte gjithashtu një “sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe medias”, tha Stoltenberg, i cili më pas shtoi se “u kërkua lirimi i menjëhershëm i dy personave të arrestuar dhe ne i mirëpritëm vendimet e marra nga shumë aleatë të NATO-s për të vendosur sanksione duke përfshirë masa kufizuese” në trafikun ajror.

Sekretari i përgjithshëm më pas njoftoi se përveç zhvillimeve në Bjellorusi në samitin e nesërm, do të diskutohen gjithashtu Afganistani dhe përgatitja e samitit të radhës në qershor.