Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Superliga, përplasja e klubeve rebele me UEFA përfundon në Gjykatën Europiane

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 17:30 | Futboll
Superliga, përplasja e klubeve rebele me UEFA përfundon në

Kërcënime për sanksione, mes të cilave edhe përjashtimi nga kupat e Europës. Sulmet mediatike apo akuzat e forta nuk mjaftuan.

Beteja e klubeve që mbeten të lidhura me projektin e Super League kundër UEFA-s vijon. Real Madrid, Barcelona e Juventus e kanë spostuar luftën në një tjetër nivel, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Tre skuadrat rebele pretendojnë se UEFA dhe FIFA kanë shkelur normat e Bashkimit Europian për konkurrencën, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Tregtare të Madridit, e cila i hoqi UEFA-s të drejtën “për të dhënë çdo mase disiplinore ose ndëshkuese”.

Gjykata Europiane e Drejtësisë duhet të interpretojë ligjet rreth procedurës dhe përfundimi do të cilësohet një precedent që duhet të ndiqet nga çdo gjykatë në të ardhmen, për çështje të tjera analoge.

https://a2news.com/2021/05/31/super-liga-eshte-ende-gjalle-klubet-jane-terhequr-vetem-me-fjale/

Klubet e Super League pretendojnë se UEFA dhe FIFA kanë një pozicion dominues dhe abuziv dhe miratimi i dënimeve për klubet, do të rrezikonte konkurrencën e lirë në Bashkimin Europian.

Çështja gjyqësore mund të zgjasë deri në dy muaj, edhe pse vendimi mund të jepet i përshpejtuar, në mënyrë që zgjidhja e konfliktit të vijë përpara nisjes së edicionit të ri futbollistik dhe të mos ndikojë në startin e fazës së grupeve në Champions League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë