Takimi Kurti-Vucic do të zhvillohet në mesin e qershorit

Kurti Vucic 1100x620

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pohuar se do të takohet me presidentin serb Alexander Vucic, brenda muajit qershor.

Lajmi vjen pas takimit në Prishtinë të Kurtit me zv/ndihmës sekretarin amerikan Andrew Palmer dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Sipas burimeve , takimi do të ndodhë në mesin e muajit qershor, duke realizuar datën  e paralajmëruar nga Bashkimi Europian, që kishte caktuar datën 22 qershor për takimin që do të shënonte rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur sepse është i domosdoshëm. Dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme”, komentoi kryeministria.