Të njëjtën shifër e refuzoi te Milan, Donnarumma te Juventus me pagë 8 milionë euro

Donnarumma 1100x620

Juventusi ka nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e Gigio Donnarumma. Pavel Nedved është takuar me menaxherin Mino Raiola në Montekarlo, ku palët kanë gjetur akordin për kontratë me pagë 8 milionë euro rrogë në sezon.

Donnarumma refuzoi të njëjtën shifër për të qëndruar te Milani, por në këtë rast diferencën e bën komisioni që do të përfitojë menaxheri i tij.

Për të garantuar të ardhmen e portës, te Juventusi janë të gatshëm ti paguajnë Raiolës 15 deri në 20 milionë euro.

Për investimin me vlerë të paktën 60 milionë euro për gardianin, bardhëzinjtë duhet të shesin Szczesny, për të cilin interesohen disa klube të Premier Ligës angleze.