Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"Vetëbesimi është gjithçka", Madonna filmon të birin duke sfiluar me fustan

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 11:02 | Showbiz

Madonna ka shpërndarë një video të djalit të saj 15-vjeçar, David Banda, për të cilin thotë se ka marrë sensin e tij të modës dhe vetëbesimin absolut. 

Adoleshenti u filmua duke sfliluar në vilën e tij luksoze me një fustan mëndafshi krem ​​të bërë nga Mae Couture.

“Vetëbesimi është gjithçka”, dëgjohet të thotë 62-vjeçarja.

Madonna e adoptoi Davidin nga Malavi në vitin 2006 kur ishte vetëm 13-muajsh. Asokohe vendimi u prit me polemika, pasi sipas ligjit Malawian, prindërit birësues janë të detyruar të jetojnë në vendin e Afrikës Lindore për të paktën një vit para se të birësojnë, rregull që Madona e theu së paku 3 herë.

Në një intervistë të vitit 2019, Madonna i tha Vogue UK , se ajo mendon se nga të gjithë fëmijët e saj, ajo dhe David kanë "më shumë të përbashkëta".

“Ajo që e dallon atë më shumë se gjithçka është përqendrimi dhe vendosmëria. Jam shumë e sigurt se ai i mori këto cilësi nga unë. Ai është ai me të cilin kam më së shumti të përbashkëta. Ai ka marrë më shumë nga ADN-ja ime sesa ndonjë nga fëmijët e mi të tjerë deri më tani”, thotë ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë