1 Qershori: Fëmijët më të çliruar nga pandemia, u mungojnë aktivitetet

Përveç festës së 1 Qershorit, Dea dhe Eva  festojnë ditëlindjen e dymbëdhjetë. Vitin e shkuar nuk kanë pasur mundësi të festojnë për shkak të kufizimit të pandemisë. Ky fillim qershori i gjen më të lumtura dhe më me energji për shkollën dhe argëtimet në shoqëri.

Mungesën e aktivitetet fëmijët e kanë ndier përgjatë gjithë vitit. Thonë se kanë qenë të kufizuar nga lëvizjet e shumta duke mos ndjekur një përditshmëri normale.

Mërzitjen dhe ndikimin psikologjikë te fëmijët e kanë ndierë dhe prindërit. Thonë se 1 vit pandemi ishte i vështirë, teksa shpresojnë në ditë më të mira.

Gjatë ditës, fëmijët patën mundësi të shijojnë aktivitetet në qendër të qytetit si dhe pranë Teatrit të Kukullave.