Anglia publikon listën e Evropianit. Lingard jashtë, grumbullohen 4 mbrojtës të djathtë

anglia 1100x620

Anglia ka publikuar sot listën me 26 lojtarë të grumbulluar për Evropianin, që do të nisë pas 10 ditësh.

Trajneri Gareth Southgate ka habitur duke përfshirë në listë plot 4 mbrojtës të djathtë (Trent Alexander-Arnold, Kyle Walker, Kieran Trippier dhe Reece James), ndërsa ka lënë jashtë Jesse Lingard, mesfushorin e Manchester United.

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, i cili ka luajtur si mbrojtës i djathtë, ironizoi në Tëitter: “Kohë e artë për të qenë mbrojtës i djathtë”.