Asnjë vdekje në Mbretërinë e Bashkuar, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

covid 9 1100x620

Mbretëria e Bashkuar nuk ka regjistruar asnjë vdekje ditore të lidhura me koronavirusin, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

3165 raste të reja COVID-19 u regjistruan në periudhën e fundit 24-orëshe, sipas të dhënave të qeverisë. të cilat deri më tani konfirmojnë efektivitetin e vaksinave në infeksionet përballë variantit indian të virusit.

Shifrat e fundit vijnë pas një fundjave pushimesh, kur numri i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë më i ulët për shkak të vonesave të raportimit.

Herën e fundit që nuk kishte vdekje ishte në 7 Mars 2020, para bllokimit të parë.

Më 10 maj të këtij viti, Anglia, Skocia dhe Irlanda e Veriut të gjithë nuk raportuan asnjë vdekje, por katër u regjistruan në Uells.

Ndërkohë, 93,103 persona të tjerë morën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit të hënën, duke e çuar totalin në 39,477,158.

Rreth 195,546 njerëz morën dozën e dytë të hënën, që do të thotë se 25,734,719 janë vaksinuar plotësisht.

Shifrat e së martës e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara deri më tani në 4,490,438 dhe vdekjet në 127,782.