Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Biden në Ditën e të Rënëve: Demokracia në rrezik në mbarë botën

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 07:53 | Bota

“Demokracia është në rrezik, si në Amerikë edhe në mbarë botën”, tha Presidenti Joe Biden gjatë fjalimit me rastin e Ditës Përkujtimore të të rënëve në SHBA.

“Ato që bëjmë tani, mënyra se si i nderojmë të rënët, do të përcaktojë nëse demokracia do të mbijetojë”, tha presidenti, duke iu referuar sulmit të 6 janarit në Kapitol nga përkrahës të ish-presidentit Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri gjithashtu thirrje medias të punojë për të përcjellë të vërtetën, bazuar te faktet dhe jo propaganda.

Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën e të Rënëve të hënën e fundit të majit, për të nderuar të rënët që nga Lufta Civile që përfundoi më 1868.

Kjo ditë e shënuar kombëtare shoqërohet me vendosjen e flamujve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, si dhe në varrezat e të rënëve në mbarë vendin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani