Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Certifikohen mandatet e Vlorës, Kolegji rrëzon ankimimet e PD-LSI, Kaso: Vendimmarrja u paracaktua

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 17:19 | Politikë
Certifikohen mandatet e Vlorës, Kolegji rrëzon ankimimet e PD-LSI,

Kolegji Zgjedhor rrëzoi pretendimet e opozitës për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun Vlorë duke legjitimuar mandatet e 25 prillit. Partia Demokratike akuzoi vendimmarrjen e gjyqtarëve si të paracaktuar.

Brenda 24 orëve Kolegji Zgjedhor rrëzoi dy herë pretendimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri zgjedhore.

Pas Gjirokastrës, edhe Qarku Vlorë u certifikua nga trupa e gjyqtarëve duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve 8 për partinë Socialiste dhe 4 për partinë Demokratike.

“Rrëzimi i ankimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim si të pabazuar në prova”.

Për 90 minuta gjyqtarët shqyrtuan të gjitha pretendimet e opozitës. Kuriozitet shfaqën përvendimin e PD-së për të ankimuar vetëm qarqet ku rezultaun humbës.

Manjola Xhaxho: Manipulimet nuk janë bërë në tre qarqet e tjera

Ivi Kaso: Patjetër që ka pasur, por këto kemi gjykuar të ankimojmë.

Vendimi i Kolegjit nuk e surprizoi aspak opozitën.

Ivi Kaso: Vendimmarrja u paracaktua.

Në radhën e ankimeve është qarku i Beratit ku edhe për këtë zonë zgjedhore, opozita kërkon pavlefshmëri. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë