Dhurata të shtrenjta për të gjithë punëtorët e klubit, lamtumira me shpenzime e Agueros

aguero 600x338

Sergio Aguero u largua nga Manchester City duke treguar edhe një herë tjetër se është një zotëri i vërtetë.

Sipas “The Athletic”, futbollisti argjentinas ka blerë një orë Hublot ose Tag Heuer për çdo punëtor të skuadrës së parë. Në secilën orë është shkruar: “Falemnderit! Kun Aguero”.

Më shumë se 60 persona gjithsej kanë marrë këtë dhuratë të shtrenjtë. Çdo orë ka kushtuar minimumi 1100 euro.

Pas 10 vitesh te City, Aguero do të nisë këtë sezon një aventurë të re te Barcelona.