Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Diplomacia amerikane në prag të ndryshimeve, rikthehet “klani” i familjes Kennedy

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 22:03 | Bota

Presidenti Joe Biden po përgatitet të emërojë ambasadorët e rinj amerikanë në disa nga kryeqytetet strategjike për politikën e jashtme të Uashingtonit.

Edhe pse emërimet nuk janë ende zyrtare, disa emra po qarkullojnë bindshëm në ditët e fundit, dhe tregojnë se presidenti ka zgjedhur si qasje mbështetjen e tyre që cilëson si aleatë politikë, më shumë se të donatorëve, siç ka ndodhur shpesh herë në të kaluarën.

Ndër emrat që qarkullojnë, spikasin padyshim dy pinjollë të familjes Kennedy, përfaqësuese të një prej dinastive politike më të pushtetshme amerikane.  

E bija e ish-presidentit John Fitzgerald Kennedy, Caroline Kennedy, pritet të emërohet sërish si ambasadore, me shumë mundësi në Australi, vend aleat por edhe i rëndësishëm për shkak të ambicieve kineze në atë rajon. Gjatë administratës Obama, ajo shërbeu si ambasadore në Japoni.   

Për “tezen” e saj Victoria, gruan e dytë të Ted Kennedy, me të cilin Biden ka patur një miqësi të gjatë që lidhet edhe me origjinën irlandeze, pritet një destinacion në Europën Perëndimore, ende i papërcaktuar.

Aleatë Biden ka patur edhe në partinë republikane, dhe për këtë arsyeje mendohet se e veja e republikanit John McCain, Cindy, mund t’ i drejtohet Romës, në World Food Programme.

Shefi i shtabit të Obamës, Rahm Emanuel pritet të emërohet në Japoni, ndërkohë që për ”armikun” kinez Shtëpia e Madhe pritet të dërgojë një nga diplomatët e saj më të mirë, ish-zëvendëssekretarin Nicholas Burns, që ka shërbyer si ambasador në NATO dhe në Greqi dhe si zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë