Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Donnarumma me “ulje” sezonale, Allegri nuk heq dorë nga Morata

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 14:43 | Futboll
Donnarumma me “ulje” sezonale, Allegri nuk heq dorë nga Morata

Qershori erdhi dhe klubet e mëdha europiane janë duke u përgatitur merkaton për sezonin e ardhshëm.

Allegri dëshiron Morata-n

Media e njohur italiane Corriere dello Sport shkruan se Massimiliano Allegri dëshiron që Alvaro Morata të qëndrojë në Juventus dhe në sulmin e “Zonjës së Vjetër”. Ai gjithashtu ka shprehur se do të sjellë Arkadiusz Milik dhe të rinovojë Paulo Dybala.

Shumë e duan Donnarumma-n

Gianluigi Donnarumma është një nga lojtarët më të përfolur këtë merkato vere. Shumë klube janë të interesuara për të blerë kartonin e tij. Edhe pse Keylor Navas ka rinovuar, PSG mbetet një opsion për italianin. Jose Mourinho ka pyetur rreth portierit për Roma-n. Juventus ka filluar të shikojë për epokën e re të Allegri-t të cilët janë më afër Donnarumma-s. Kjo do të shihet javët në vazhdim.

Fjalët e para të Eric Garcia si lojtar i Barcelonës

Barcelona zyrtarizoi Eric Garcia të martën në mëngjes dhe qendër-mbrojtësi ka prezantimin e tij në mbrëmje. Gjithashtu ka bërë intervistën e tij të parë si lojtar blaugranas. “Është një ëndërr e bërë realitet të luaj për këtë klub dhe me shpresë se do të arrijmë shumë së bashku,” u shpreh Garcia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë