Ferdinand Gjana: Çështja e Kosovës duhet të ecë përpara, Ballkani s’mund të mbajë konflikte të ngrira

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Ferdinand Gjana shprehet se vizita e dy përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në Kosovës është shumë e rëndësishme në simbolikë dhe mesazh. Në studion e Absolut 4 ai tha se kjo tregon që bashkëpunimi transatlantik është i shkëlqyer në këtë çështje, por ishte edhe një mesazh për brendinë e vizitës.

Gjana thekson se SHBA edhe pse në dukje duket si një mbështetës i BE në zgjidhjen e situatës Kosovë-Serbi, është gjithashtu protagoniste.

“SHBA në dukje si mbështetës i BE, por janë së bashku protagonistë në sinergji të politikave të jashtme. Ne kemi disa vite të vështira që sapo kaluam në aspektin e Kosovës. Në këtë moment mesazhi duhet në merret në formë të rëndësishme dhe të prerë”.

Ai thekson se ky është një moment shumë i rëndësishëm, pasi Kosova duhet të ecë përpara dhe Ballkani nuk mund të mbajë më konflikte të ngrira.

“Jemi në moment të rëndësishëm që çështja e Kosovës duhet të ecë përpara, sepse Ballkani nuk mund të mbajë konflikte të ngrira. Konflikti nuk mund të mbahet i izoluar. Nëse e bashkojmë me Defender 21 kemi një panoramë shumë të gjerë. Bashkëpunimi transatlantik po merr një sinergji jo vetëm për Kosovën”.