Gjeopolitika dhe “ylli polar” i shqiptarëve

SHBA dhe BE në Kosovë, Franko Egro: Vuçiç para presionit nëse do të zgjedhë BE, apo Rusinë dhe Kinën

Vizita e dy përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë është në funksion të zgjidhjes së situatës në Ballkanin Perëndimor. Kështu u shpreh në studion e “Absolut 4” gazetari Franko Egro, teksa komentoi zhvillimet më të fundit në rajon. Sipas tij kjo qasje e re dhe angazhimi i diplomacive perëndimore do të ushtrojnë presion për zgjidhjen e situatës Kosovë-Serbi dhe presidenti Vuçiç do të ndodhet para trysnisë për të zgjedhur nëse do të qëndrojë në BE apo do të luajë me Kinën dhe Rusinë

“Duket që dy motorët e diplomacive kanë filluar të angazhohen në funksion të zgjidhjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo qasje e re do të ushtrojë presion për zgjidhjen e situatës Kosovë serbi dhe Vuçiç do ndodhet në trysni për të ndarë mendjen përfundimisht se nuk luhet me dy apo tre porta, do të jetë në BE apo do luajë me Rusinë dhe Kinën që po ndërhyjnë fort në jetën e Serbisë. Prezenca e të dërguarit amerikan e ka caktuar të kujdeset për Ballkanin Perëndimor”. (për më shumë)

Ferdinand Gjana: Çështja e Kosovës duhet të ecë përpara, Ballkani s’mund të mbajë konflikte të ngrira

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Ferdinand Gjana shprehet se vizita e dy përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në Kosovës është shumë e rëndësishme në simbolikë dhe mesazh. Në studion e Absolut 4 ai tha se kjo tregon që bashkëpunimi transatlantik është i shkëlqyer në këtë çështje, por ishte edhe një mesazh për brendinë e vizitës.

Gjana thekson se SHBA edhe pse në dukje duket si një mbështetës i BE në zgjidhjen e situatës Kosovë-Serbi, është gjithashtu protagoniste.

“SHBA në dukje si mbështetës i BE, por janë së bashku protagonistë në sinergji të politikave të jashtme. Ne kemi disa vite të vështira që sapo kaluam në aspektin e Kosovës. Në këtë moment mesazhi duhet në merret në formë të rëndësishme dhe të prerë”. (për më shumë)

Kalemaj: Brukseli nuk mund t’i injorojë vendet e Ballkanit Perëndimor

Politologu Ilir Kalemaj theksoi në studion e Absolut 4 se Bashkimi Europian nuk mund t’i injorojë vendet e Ballkanit perëndimor, pasi këto vende e kanë të lidhur ngushtësisht të ardhme ne tyre me BE, por edhe se u është premtuar anëtarësimi në samitin e Selanikut.

“Për të kuptuar se ç’po ndodh duhen parë të dy anët e medaljes SHBA dhe BE dhe zhvillimet në Kosovë e Serbi. Qysh nga administrata e Bush ka pasur tërheqje e Amerikës, ka qenë qasje strategjike e Obamës që u përqëndrua tek Azia Juglindore, por janë të rëndësishme për shkak të afërsisë që kanë me BE, fakti që të ardhmen e kanë të lidhur ngushtësisht me BE dhe Brukseli nuk mund t’i injorojë këto vende që në samitin e Selanikut iu është premtuar anëtarësimi, por bazuar në meritat e secilit vend. A kanë faj këto vende? Përgjigjja nuk është bardhezi. Faj kanë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria që në 30 vjet nuk ka zgjidhur ngërçet e brendshme, faj kanë edhe vende të tjera në Ballkanit Perëndimor që kanë ngritur shtete disfunksionale si Bosnja, apo vende me korrupsion apo autoritarizëm si Serbia e Mal i Zi”. (për më shumë)

Procesi i Berlinit, Gjana: Ishte pozitiv, por nuk solli rezultatin e pritur

Ferdinand Gjana, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se “procesi i Berlinit ka patur ndikim të padiskutueshëm, pasi vetë takimi me krerët e BE-së ishte i rëndësishëm për t’i mbajtur vendet si Shqipëria më afër Evropës”.

Por, sipas tij, “nga ana tjetër, rezultati nuk ishte sipas pritshmërisë”. (për më shumë)

Kalemaj: Shengeni Ballkanik, vijues i projekteve të mëparshme të Beogradit

Politologu Ilir Kalemaj u shpreh në studion e “Absolut 4” në A2 se “Shengeni Ballkanik ishte vijues i disa projekteve të tjera të mëparshme të Beogradit”.

“Projekti i Shengenit Ballkanik, pavarësisht se ishte kryeministri Edi Rama ai që foli në emër të 3 liderëve, ishte një projekt i dalë nga Beogradi, vijues i disa projekteve të tjera të mëparshme të Beogradit. Këto vende kanë aktualisht bashkëpunim, janë pjesë të CEFTA-s për shembull. Jemi gjithashtu edhe pjesë e Kartës së Adriatikut. Nuk ka asgjë të keqe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, por Djalli fshihet në detaje dhe ata që i propozojnë këto plane kanë edhe pjesën e padukshme të agjendës, ndërsa ne jemi të papërgatitur gjithmonë. Nuk është menduar se çfarë do të sillte vlerë të shtuar për ne Shengeni Ballkanik”, deklaroi Kalemaj. (për më shumë)

Egro: Pandemia tregoi mungesën e organizimit të BE-së

Gazetari Franko Egro, i ftuar në studion e “Absolut 4” në A2, deklaroi se pandemia Covid-19 “tregoi mungesën e organizimit të Bashkimit Evropian”.

Pavarësisht kësaj, Egro nënvizoi se me gjithë problematikat e brendshme të saj, BE-ja mbetet i vetmi projekt në funksion të vlerave demokratike.

“BE, me gjithë problematikat e brendshme që ka, mbetet i vetmi projekt në funksion të vlerave demokratike. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh në rast se dështon anëtarësimi në BE, do të nisë diskutimi i “non paper”. Integrimi i Ballkanit në BE mbetet i vetmi projekt. Secili vend duhet të bëjë “detyrat e shtëpisë” që të hyjë natyrshëm në BE dhe të funksionojnë si vende të BE-së. Pandemia tregoi mungesën e organizimit të BE-së dhe kjo bëri që shumë vende anëtare të lidhen direkt me Rusinë dhe Kinën për të marrë vaksinat. Pra, situata është komplekse. (për më shumë)

Roli i Greqisë, ekspertët: Shfrytëzon mekanizmin e vetos, po të vinte puna do të vepronte me ne si Bullgaria me Maqedoninë e Veriut

Pozicioni i Greqisë në gjeopolitikën e Ballkanit duket se është në një pozicion interesant, edhe në kuadër të një njohje të Kosovës, për të cilën analistët shohin hapat e para në horizont, edhe pse mbetet një nga 5 vendet që ende nuk e njeh Prishtinën zyrtare.

Sipas gazetarit Franko Egro, “Greqia përtej të qënurit pjesë e BE, nuk ka qenë protagonist në jetën politike të Ballkanit, por shfrytëzoi mekanizmin e vetos. Nuk duhet harruar kriza e thellë financiare që e bëri atë shumë vulnerabël në politikën e jashtme, ku u fillua të merrej si njësi matëse të papërshtatshmërisë të një vendi  për të qenë pjesë të BE”.

Edhe më i prerë gjykimi i politologut Ilir Kalemaj. “ Vendet fqinje zakonisht kanë lobuar për anëtarësimin e vendeve që kanë pranë, ndërkohë që në Ballkan kjo nuk ka ndodhur. Veto për Shqipërinë ka ardhur nga Danimarka, Holanda dhe Franca, por mund të vinte edhe nga Greqia dhe besoj se në fund Greqia do të na kishte kushtëzuar, për arsyeje të ndryshme si çështja e minoriteteve, pronave, etj. Mendoj se në qoftë se do të vinte puna, Greqia do vepronte me ne si Bullgaria me Maqedoninë e Veriut. Nuk duhet harruar që Bullgaria ishte vendi i parë që ka njohur RMV. Kemi patur marrëdhënie më të normalizuara para 20 viteve sesa tani”. (për më shumë)