Juventus, merkato te Ferrari

arrivabene ferrari 600x338

Juventus dhe Ferrari i sezonit të fundit kanë një të përbashkët: Daljen për titull. Si klubi torinez, ashtu dhe skuderia italiane, po përgatiten për revolucion në mënyrë që të rikthehen tek objektivat e tyre dhe për këtë po shfrytëzojnë edhe marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit që kanë.

Maurizio Arrivabene do të jetë administratori i deleguar i Juventus. Në këtë mënyrë nis ristrukturimi i Zonjës së Vjetër pas lamtumirës së Andrea Pirlos dhe drejtorit sportive Fabio Paratici. Arrivabene, numri një i kokëkuqes së Ferrarit nga viti 2014 deri në vitin 2019, është pjesë e këshillit administrative të Juventus prej 2012-s.

Me të do të bashkëpunojë një tjetër emër i vjetër në klubin torinez. Federico Çerubini, menaxheri i Juventus gjithashtu prej vitit 2012, do të jetë pikërisht njeriu që do të zëvendësojë Fabio Paratiçin në rolin e drejtorit sportiv, ndryshe personi përgjegjës për merkaton që do të zhvillojnë bardhezinjtë. Sa i përket skuadrës, pas kërkesës për rinovimin e Paolo Dibalas dhe Xhorxho Kielinit, Masimiliano Alegri kërkon të njëjtën gjë edhe Alvaro Moratan. Sulmuesi spanjoll është zgjedhje e parë për trajnerin livorez, i cili po bind drejtuesit e Juventus të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit tek Atletiko Madrid, për vlerën e 10 milionë eurove.