Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kalemaj: Brukseli nuk mund t’i injorojë vendet e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 22:12 | Ballkani
Kalemaj: Brukseli nuk mund t’i injorojë vendet e Ballkanit

Politologu Ilir Kalemaj theksoi në studion e Absolut 4 se Bashkimi Europian nuk mund t’i injorojë vendet e Ballkanit perëndimor, pasi këto vende e kanë të lidhur ngushtësisht të ardhme ne tyre me BE, por edhe se u është premtuar anëtarësimi në samitin e Selanikut.

“Për të kuptuar se ç’po ndodh duhen parë të dy anët e medaljes SHBA dhe BE dhe zhvillimet në Kosovë e Serbi. Qysh nga administrata e Bush ka pasur tërheqje e Amerikës, ka qenë qasje strategjike e Obamës që u përqëndrua tek Azia Juglindore, por janë të rëndësishme për shkak të afërsisë që kanë me BE, fakti që të ardhmen e kanë të lidhur ngushtësisht me BE dhe Brukseli nuk mund t’i injorojë këto vende që në samitin e Selanikut iu është premtuar anëtarësimi, por bazuar në meritat e secilit vend. A kanë faj këto vende? Përgjigjja nuk është bardhezi. Faj kanë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria që në 30 vjet nuk ka zgjidhur ngërçet e brendshme, faj kanë edhe vende të tjera në Ballkanit Perëndimor që kanë ngritur shtete disfunksionale si Bosnja, apo vende me korrupsion apo autoritarizëm si Serbia e Mal i zi”.

Sipas tij BE edhe për shkak të problemeve të brendshme e ka injoruar rajonin, dhe marrëdhënien Kosovë-Serbi. Kalemaj thekson se refuzimi i Serbisë për njohjen e Kosovës dhe lobimi për tërheqjen e njohjeve ka sjellë një pakënaqësi ndër shqiptare dhe ngecje të procesit.

“10 vjet pas çeljes së procesit të normalizimit, refuzimi arbitrar i Serbisë për ta njohur Kosovën republike dhe lobimi për tërheqjen e njohjeve ka sjellë një pakënaqësi ndër shqiptare dhe ngecje të procesit. Dhe BE për shkak të problemeve të brendshme të tij e ka injoruar rajonin dhe marrëdhënien Kosovë-Serbi.  Minishengeni është një projekt që edhe për refuzim të Prishtinës dhe arsye të tjera e la jashtë Kosovën, po ashtu dhe Mal i zi dhe Bosnja Hercegovina, ishte projekt  i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, thonë që është iniciuar në Beograd. Dhe nuk është një fajtor i vetëm.

Vuçiç është politikan karriere dhe këto non papers që kanë dalë nuk kanë as datë e as titull dhe refuzohet njohja e Kosovës si zgjidhje finale”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani