Ngacmoi të miturën me aftësi ndryshe, 61-vjeçari dënohet me burg

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 16:30
I akuzuari për vrasje lirohet gabimisht nga burgu 1024x576

Ngacmoi të miturën me aftësi ndryshe, 61-vjeçari dënohet me burg

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 16:30

Një gjykatës në Lezhë i ka dalë kundër prokurorit, duke dërguar pas hekurave një 61-vjeçar të akuzuar për ngacmim seksual të të miturve. Gjykatësi Ilir Përdedaj nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit Erion Shehaj, sipas të cilit nuk kishte asnjë element të veprës penale për të akuzuarin Vasel Nilaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat.

Gjyqtari Përdeda e dënoi atë me 4 vite burg, pasi gjatë gjykimit është konkluduar se ka elemente të veprës penale për të cilën i pandehuri ishte akuzuar dhe sipas gjykatës është provuar kryerja e veprës penale.

Vasel Nilaj u arrestua në janar të vitit 2020, pasi dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara. Pak muaj pas arrestimit, nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezultoi se 61-vjeçari nuk kishte abuzuar seksualisht dhe gjykata vendosi që të hetohet në gjendje të lirë.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria e dërgoi çështjen për pushim, por gjykata e urdhëroi atë që ndaj 61-vjeçarit të ngrihej akuzë për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe çështja kaloi për gjykim. Referuar raportit të policisë, që është paraqitur në prokurori, 61-vjeçari e kishte ngacmuar vajzën e mitur tek shkolla në fshatin Kolsh të Lezhës.

Sapo ishte konstatuar rasti, drejtuesit e shkollës ku ishte e mitura me aftësi ndryshe, kanë njoftuar policinë. Blutë identifikuan shtetasin Vasel Nilaj si personin që qëndronte në pritje të të miturës, ndërsa ka deklaruar fillimisht para tyre se vajzën e ka mbesë, por realisht nuk ka lidhje me nxënësen.

Denoncimi për rastin u bë dhe nga familjarët e të miturës dhe menjëherë u bë edhe arrestimi i tij. Në momentin e ndalimit ai u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe aktualisht ndodhet në burg.