Nuk ndalet TikTok, publikohen të tjera video të kryegjyqtares së Elbasanit

gjyqtarja seksi 1100x620

Në një kohë kur ka nisur hetimi disiplinor ndaj kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, të tjera video kanë dalë në dritë.

Në videot e publikuara së fundmi në rrjetin social TikTok shfaqet kryegjyqtarja duke bërë “paradë mode”.

Në disa video të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.

Një ditë më parë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit.

E pyetur nga gazetarja e A2 Belinda Ruçaj, kryegjyqtarja u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot, pasi ajo vetë nuk ka Tik Tok.