OBSH miraton vaksinën kineze të Sinovac

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar zyrtarisht përdorimin e vaksinës kineze CoronaVac, e kompanisë Sinovac, që përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë.

Lajmin e pohon edhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu, që ka shpërndarë njoftimin e OBSH në rrjetet sociale.

🟢 LAJM I MIRËOBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, June 1, 2021

OBSH me njoftimin e saj ka siguruar që vaksina në fjalë “plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”.

Më parë, i njëjti vendim kishte ardhur edhe për vaksinën kineze të prodhuar nga kompania tjetër kineze, Sinopharm. Vendimi shihet si paradhoma e njohjes së Agjencisë Europiane të Barnave dhe institucioneve europiane.