Operacion i FNSH dhe Guardia di Finanza, sekuestrohen mijëra rrënjë kanabis

Parcele me Kanabis 1100x620
Foto Ilustruese

Ndërsa Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë për të parë punimet që kryhen dhe për të folur edhe për ndërtimet pa leje, në këtë qark kishte edhe të tjerë vizitorë.

Guardia di Finanza dhe FNSH kishin tjetër agjendë nga kryeministri, duke zhvilluar një operacion antikanabis, kundër kultivimit të narkotikëve.

Sipas raportimeve nga Policia e Shtetit, në këtë operacion ku po marrin pjesë edhe FNSH dhe RENEA, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, janë sekuestruar deri më tani 4 000 rrënjë kanabi.

Ky operacion vjen pas atij të zhvilluar në Fushë-Krujë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme rrënjësh kanabisi.