Peruja rishikon shifrat e pandemisë, bëhet vendi me vdekshmërinë më të lartë

Untitled collage 2021 06 01T074221.786 1100x620

Peruja ka dyfishuar numrin e vdekjeve nga Covid-19 pas një rishikimi të bërë në kohët e fundit, duke u kthyer në vendin me normën më të lartë të vdekjeve në botë për frymë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri zyrtar i të vdekurve nga pandemia në Peru tani ka arritur në 180 000, nga 69 342 që ishte më herët.

Kryeministrja Violeta Bermudez u tha gazetarëve se numri u rrit pas konsultimeve me ekspertët peruanë dhe ndërkombëtarë.

Kjo ishte në përputhje me të ashtuquajturat shifra të vdekjeve të tepërta. Vdekjet e tepërta janë përllogaritje e asaj se sa njerëz po vdesin më shumë krahasuar me vitet e mëparshme.

“Ne mendojmë se është detyra jonë të bëjmë publike këtë informacion të azhornuar”, tha zonja Bermudez.