Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pezullohen testimet e tankeve që kushtuan 5.5 miliardë paund, pasi ushtarët u sëmurën

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 10:41 | Teknologji

Janë pezulluar testimet e tankeve të reja që i kushtuan ushtrisë britanike 5.5 miliardë paund pasi shumë nga ushtarët që ishin brenda tyre u sëmurën e madje disa patën probleme me dëgjimin.

Ekipet shfaqën efekte anësore si të vjella, fryrje kyçesh, oshëtimë të veshëve nga zhurma dhe dridhje brenda automjeteve të blinduara Ajax.

Testimet u ndaluan për katër muaj dhe ekipet e provave tani janë të kufizuar të qëndrojnë vetëm 105 minuta brenda tankut.

Vetëm 14 nga 589 automjete e blinduara janë dorëzuar deri më tani. Ato janë varianti i Dashit dhe nuk kanë dritare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë