Real Madrid zyrtarizon trajnerin e ri

real madrid 1100x620

Real Madrid ka zyrtarizuar Carlo Ancelottin si trajnerin e ri të ekipit, i cili zëvendëson Zinedine Zidane në stolin e madrilenëve.

Sipas “AS”, klubi spanjoll kishte nisur prej një jave kontaktet me trajnerin italian, i cili ka fituar një Champions League me Realin në sezonin 2013-2014.

Vetë Ancelotti i kishte shprehur Evertonit dëshirën për t’u larguar dhe për t’u kthyer në kryeqytetin spanjoll.

Kandidatët për pankinën e Realit ishin Mauricio Pochettino, Raul Gonzalez dhe Antonio Conte, por dyshimet që kishin drejtuesit mbi këto emra, bënë që të përshpejtohej negociata me Carlo Ancelotti, i cili ka fituar edhe dy Champions League me Milanin (2002-2003 dhe 2006-2007).