Rekord me 11 skuadra, rrezik derbi, shqiptarët njohin rivalët në Europë

KUNDERSHTARET E SHQIPTAREVE NE KUPAT E EUROPES frame 0 1100x620

Nga rivalët e Teutës, më komodët janë Lincoln nga Gjibraltari, kazakët e Kairat, malazezët e Buducnost apo estonezët e Flora Tallin. Të frikshëm janë rivalët kryesorë, nga Dinamo Zagreb te Ludogorets, Malmo, CFR Cluj, Legia Warsaë, Sheriff Tiraspol e Ferencvaros.

Në turin e dytë, më pas hyjnë në garë emra të mëdhenj si Slavia Prague, Olympiacos, Young Boys apo Rangers.

Conferencë League, eventi më i ri i UEFA-s, ka plotë tetë skuadra shqiptare, të ndara në mënyrë të barabartë në vazon e favoritëve dhe atë të skuadrave jo favorite. Partizani e Laçi pozicionohen mes pretendentëve, aty ku janë edhe Drita nënkampione e Kosovës e KF Shkupi nënkampion i Maqedonisë së Veriut.

Rreziku është i përballjeve me skuadrat e tjera shqiptare në vazon e dytë: nga Vllaznia fituese e Kupës në Shqipëri, te Llapi, fitues i Kupës në Kosovë apo edhe me Strugën dhe Decic, që janë në pjesëmarrjen historike në kupat e Europës.

Kundërshtarët në Conference League janë relativisht të thjeshtë për ekipe si Partizani, Laçi apo Vllaznia, me shkodranët që shpresojnë të evitojnë emra si sllovenët e Maribor dhe Domzale, irlandezët e Dundalk.

Vetëm më pas, ekipet shqiptare do të mendojnë për turin e dytë, ku në garë hyjnë emra si Basel, Copenhagen, Gent, Feyenoord, Qarabag, Maccabi Tel Aviv apo AEK Athens.