Risqet e pandemisë te fëmijët: Më shumë të stresuar dhe të ekspozuar nga dhuna seksuale

Ndikimin e pandemisë në këto muaj më së tepërmi  e përjetuan fëmijët, ata të cilët u izoluan menjëherë nga prindërit. Kufizimet e lëvizjeve dhe kryerjes së aktiviteteve u reflektua tek ata nëpërmjet një gjendje ankthi dhe pasigurie. Psikologët thonë se prindërit nuk u treguan të hapur me fëmijët për t’u shpjeguar rrezikshmërinë e Covid-19 por i mbyllën ata brenda katër mureve.

“Prindërit kujtojnë se fëmijët nuk kuptojnë ca po ndodh, e kanë gabim. Fëmijët kanë instiktin të shohin gjendjen e tyre emocionale dhe ta përthithin atë. Sa më shumë t’ia shpjegosh fëmijës situatën që po ndodh me terma të thjeshta, aq më mirë është sepse ata çlirohen nga ankthi i idesë se çfarë po ndodh jashtë”.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpi, i shtyu fëmijët drejt përdorimit me kohë më të gjatë të  pajisjeve teknologjike. Shoqëria civile përpos pasigurisë në internet ka ngritur edhe të tjera shqetësime.

Sipas të dhënave 61% e krimeve seksuale në Shqipëri, janë fëmijë. Pandemia 100-fishoi faqet pornografike, ku 44% të fëmijëve kanë pasur qasje në faqe të tilla. Po ashtu ngacmimet dhe shantazhet online janë një tjetër shqetësim që lidhet me pasigurinë në internet të fëmijëve.