SHBA, zjarrfikësi vret kolegun dhe plagos një tjetër. Më pas, mbyllet në shtëpi dhe i vë flakën

zjarr 600x338

Një person ka vrarë një zjarrfikës dhe ka plagosur një tjetër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Më pas, agresori është kthyer në shtëpi dhe është mbyllur brenda. Mediat amerikane thonë se ky person i ka vënë flakën shtëpisë, para se të vriste veten.

Dyshohet se agresori ishte një punonjës i pakënaqur i zjarrfikëses.