S’ka asociacion njëetnik, Kurti: Nuk ka presion nga BE dhe SHBA, dialogu do jetë parimor

kurti 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se nuk ka presion nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rinisjen e dialogut me Serbinë.

Ai tha se takimi në Bruksel do të zhvillohet në mesin e qershorit, ndërsa saktësoi se në Kosovë nuk do të ketë asociacion njëetnik.

“Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori nuk është mesi i qershorit. Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime dhe me dijeni, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës. Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion njëetnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”.