Të akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, Apeli lë në burg të ndaluarit e Maqellarës

maqellare 1100x620 1 1100x620

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Denis Xholi dhe Albjon Çeku.

Dy personat u arrestuan përpara zgjedhjeve të 25 prillit në dyshimin e korrupsionit në zgjedhje. Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër.

Denis Xholi dhe Albjon Çeku u ndaluan nga simpatizantët e Partisë Demokratike me 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.