Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

U vaksinua 3 ditë më parë, Vidal rezulton pozitiv me Covid-19, përfundon në spital

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 11:23 | Futboll
U vaksinua 3 ditë më parë, Vidal rezulton pozitiv me Covid-19,

Mesfushori 34-vjeçar i Interit, Arturo Vidal, është prekur nga koronavirusi së fundmi dhe ka përfunduar i shtruar në spital.

Ishte parashikuar që mesfushori të ishte pjesë e skuadrës kombëtare të Kilit në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Argjentinës, por stafi mjekësor i kombëtares njoftoi se lojtari ka rezultuar pozitiv me Covid-19, më 31 maj.

“Arturo u izolua nga grupi si masë parandaluese, ndërsa më pas është shtruar në spital”, njoftoi stafi mjekësor i Kilit.

“Fatkeqësisht në testet e sotme rezultova pozitiv me koronavirus, pasi një mik asimptomatik doli pozitiv. Këtë herë nuk do të jem në fushën e lojës, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat. Së shpejti do të jem në gjendje të mbaj sërish veshur bluzën e kombëtares”, shkroi 34-vjeçari në rrjetet sociale.

Vetëm 3 ditë më parë, Vidal, së bashku me lojtarët e tjerë të Kilit, u vaksinuan ndaj koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë