Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vetëvritet në moshën 20-vjeçare reperi Lil Loaded

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 16:55 | Showbiz

Është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare reperi Lil Loaded. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, i cili theksoi se artisti kishte vrarë veten. Por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është konfirmuar ende nga eksperti mjekësor.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Dashawn Robertson, ishte arrestuar në në vitin 2020 për vrasjen me armë zjarri ndaj 18-vjeçarit Khalil Walker. Lil Loaded ishte i njohur për këngën “6locc 6a6ym”, e cila u bë shumë shpejt virale dhe mori mbi 29 milionë shikime në YouTube dhe u vlerësua nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës.

Kënga e tij vijuese, Gang Unit, ishte një hit edhe më i madh me mbi 39 milion shikime në YouTube.

Lil Loaded ka thënë më parë se ai u rrit duke dëgjuar Michael Jackson dhe u frymëzua gjithashtu nga artistë si Lil wayne, Snoop Dogg dhe The Game.

A2 CNN Livestream

Dita jonë