100-vjetori i masakrës së Tulsës, Biden, i pari president që përkujton ngjarjen

Untitled collage 8 1100x620

Kërcënimi më i madh sot, vjen nga supremacia e bardhë. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e 100-vjetorit te masakrës së Tulsës në Oklahoma, duke u bërë i pari presidenti i parë në detyrë që shënon ngjarjen.

Më shumë se 300 afro amerikanë u vranë dhe qindra shtëpi dhe biznese u shkatërruan pasi një turmë e bardhë sulmoi lagjen e Greenwood, e njohur si Wallstrit i zi.

“Për një kohë të gjatë, historia e asaj që ndodhi këtu u tregua me zë të ulët, e rrethuar nga errësirë. Por vetëm sepse historia nuk është treguar me zë të lartë, nuk do të thotë që nuk ka ndodhur. Dhe megjithëse errësira mund të fshehë shumë, ajo nuk zhduk asgjë. Disa padrejtësi janë kaq të tmerrshme, kaq të hidhura, saqë ato nuk mund të zhduken, sado që të përpiqen njerëzit”.

Biden mbajti një minut heshtje në ndërim të viktimave, pas takimi të zhvilluar me 3 persona që kishin jetuar në lagjen e sulmuar gjatë masakrës. Viola Fletcher në atë kohë ishte 7-vjeç dhe thotë se:

“Ata vranë njerëz dhe dogjën shtëpi. Ne mund të shihnim njerez që vraponin e të tjerë të shtrirë në tokë të gjakosur.”

Në 31 maj të vitit 1921, një grup supermacistësh të bardhë amerikanë sulmuan lagjen e banuar kryesisht nga afroamerikanë të Greenwood. 35 blloqe ndërtesash u shkatërruan e dhjetëra mijëra persona me ngjyrë mbetën të pastrehë.

Administrata Biden ka premtuar të ndihmojë në mbylljen e hendekut të pasurisë racore dhe të rifillojë të investojë në komunitetet që janë lënë pas nga politikat e dështuara.