Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Anija e marinës iraniane në flakë, përfundon në fund të detit, shpëtohen 400 persona

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 11:24 | Bota

Një anije e marinës iraniane u përfshi nga zjarri dhe u fundos pranë Gjirit të Omanit. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, anija ishte në një mision trajnimi pranë portit Jask kur u përfshi nga flakët. Grupet e shpëtimit reaguan menjëherë duke arritur të evakuojnë të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Kharg u zhyt në ujërat e ngushticës së Hormuzit pavarësisht 20 orë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Deri tani është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në anije. Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë të përfshirë në ngjarje të ngjashme, ku janë sulmuar anijet rivale rreth ngushticës së Hormuzit.

Anija kishte rreth 400 persona pjesë e ekuipazhit, si dhe studentë në bord, kur shpërtheu zjarri, tha një zëdhënës i qeverisë për agjencinë e lajmeve “Tasnim”. 20 prej tyre morën lëndime të lehta para se të evakuoheshin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani