Autobusi përplas Superman-in

Një komedian i veshur si Superman u përplas nga një autobus pasi po përpiqej të tregonte se kishte forcën e mjaftueshme për të ndalur një mjet në lëvizje.

Luiz Ribeiro de Andrade, i cili mban nofkën Superman, ishte veshur nga koka te këmbët me uniformën e personazhit të famshëm dhe po regjistronte veten me celular duke u përpjekur që të ndalonte autobusin me vetëm njërën dorë.

Videoja tregon 35-vjeçarin që po qëndron në mes të rrugës, ndërkohë që një autobus po vjen me shpejtësi drejt tij. Autobusi nuk ndalon plotësisht, duke e goditur komedianin, i cili gjithsesi nuk bie në tokë.

Edhe pse i habitur nga fakti që shoferi e goditi, Luiz tha: “E patë vetë që jam i hekurt”.

Të nesërmen, komediani u shpreh se e ruajti Zoti: “Nuk e llogarita mirë distancën. Më ruajti Zoti sepse mund ta kisha pësuar keq. Fatmirësisht nuk pata pasoja”.