Barcelona rikthen Eric Garsian, klauzolë 400 milionë euro

GARCIA PREZANTIMI BARCA frame 250 1100x620

Barcelona prezantoi këtë të martë Eric Garsian, mbrojtësin20 vjeçar të Manchester City-it, kontrat e të cilit me anglezët skadonte pikërisht më 1 qershor.

Garsia rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë ndërsa ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 me katalanasit. Është ky shkëmbimi, në një farë mënyre që Barcelona bën me Manchetser City-n, pas largimit të sulmuesit argjentinas Kun Aguero.

400 milion euro është klauzola e talentit spanjoll, për këdo klub që do të kërkojë prish kontratën e tij gjatë kësaj periudhe. Presidenti Laporta ka dhënë sinjale pozitive ndërkohë edhe sa i përket rinovimit  të Leo Messit, për të cilin do të ketë një njoftim së shpejti.

Kontrata e yllit argjentinas përfundon në fund të këtij muaj dhe Messi mund do të ketë të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij sa i përket destinacionit të ri.