Breshëri plumbash ndaj 38-vjeçarit, videoja e ekzekutimit të Delon Troqes

A2 ka siguruar videon e vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe, në Vlorë. Ekzekutimi ndodhi natën e 21 majit, në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Troqe u vra me breshëri plumbash përpara servisit në pronësi të tij. Nga dëshmitarë në vendngjarje, autorët e kësaj vrasjeje te paramenduar, lëviznin me një automjet tip Audi dhe pas breshërisë së plumbave që lëshuan mbi viktimën janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Siç ndodh rëndom në të tilla atentate, disa minuta pas vrasjes është gjetur duke u djegur ne fshatin Sherishte, automjeti tip Audi, së bashku me armët, që dyshohet se i përket autorëve.

Viktima kohët e fundit ishte kthyer nga Spanja, dhe kjo është ndër pistat kryesore që po veirifkohet nga policia. Ndërkohë disa vite më parë të ndjerit i është rrëmbyer dhe zhdukur edhe një i afërm.