Furgoni me pasagjerë përplaset me Benzin, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë, pranë mbikalimit të Bushneshit.

Një furgon me pasagjerë ka goditur nga pas një Benz. Nga ky aksident janë lënduar dy persona që ishin në furgon, të cilët janë dërguar për mjekim.

Nga të dhënat e para, furgoni ka bërë devijim të gabuar, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit.