Koronavirusi në Shqipëri, Manastirliu: “Drita në fund të tunelit” më e dukshme se asnjëherë

WhatsApp Image 2021 06 02 at 13.15.10 1100x620

Teksa ndau lajmin se spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet normalitetit, ministrja Manastirliu u shpreh se “drita në fund të tunelit” është më e dushme se asnjëherë më parë. Duke vlerësuar punën e madhe të stafeve mjekësore, ministrja e Shëndetësisë tha se miratimi për përdorim emergjent i vaksinës Sinovac nga OBSH është një lajm i mirë dhe ritheksoi se vaksinimi nuk do të ndalet.

“Drita në fund të tunelit është më e dukshme se asnjëherë tjetër. Por do duhet të vijojmë të jemi vigjilentë. Programi kombëtar i vaksinimit do të vazhdojë. Dje patëm edhe një lajm të mirë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën e Sinovac, pra Coronavac, si një vaksinë të sigurt, efektive. Ne po vijojmë me ritme shumë të kënaqshme programin e vaksinimit, duke diversifikuar në mënyrë të vazhdueshme portofilin e vaksinave dhe do të vijojë të jetë objektivi jonë kryesor, vaksinim, vaksinim, vaksinim, pasi vetëm duke vaksinuar, ne mund të mbrojmë jetën e qyetarëve, ashtu sikurse e kemi bërë deri me sot, ku shihet që impakti i vaksinimit ka dhënë një efekt real mbi uljen e kurbës epidemike, uljen e rasteve në spitale, uljen e fatataliteteve”, tha Manastirliu.

Mjekët e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e kanë mirëpritur lajmin e rikthimit në normalitet, duke u shprehur se tashmë do t’u rikthehen ofrimit të shërbimeve për qytetarët për sëmundjet që trajton ky spital dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri.