Luan në ndeshjen përkujtimore për të vëllain, vdes në fushë futbollisti 29-vjeçar

Perrino 1100x620

Thonë që fati i çdo personi është i shkruar, por shpesh herë ky “shkrim” mban me vete një dinamikë me një cinizëm pothuajse të papërballueshëm.

Si në rastin e 29-vjeçarit Giuseppe Perrino, futbollist që premtonte shumë, kur ndodhej në ekipet zinxhir të Parmës, ku luajti edhe me ekipet Shpresa të Italisë.  

Premisat nuk u konfirmuan totalisht dhe karriera e tij vijoi mes profesionizmit dhe ekipeve amatore, për shkaqe të ndryshme. Një nga këto shkaqe ishte vdekja e vëllait Rocco, që ndërroi jetë 3 vite më parë në një aksident me biçikletë.

Giuseppe Perrino me vëllain Rocco, viktimë e një aksidenti

Pikërisht vëllain po kujtonin miqtë dhe familjarët e tij në Poggiomarino, në afërsi të Napolit, me një ceremoni që parashikonte edhe një ndeshje me kalçeto.  

Por ja që një ceremoni përkujtimore riktheu edhe më të fortë ankthin. Giuseppe bie papritur në tokë gjatë ndeshjes, dhe nuk ngrihet më, i goditur nga një infarkt.

I gjithë komuniteti u shokua nga tragjedia, dhe iu bashkua dhimbjes së familjes dhe dhimbjes së tyre të paimagjinueshme, me autoritetet vendore që anuluan edhe ceremoninë për Festën e Republikës, që mbahet sot në Itali.