Mbërrijnë në Rinas 40800 vaksina Astra Zeneca, pothuajse 900 mijë në total

Astra zeneca rinas 1100x620

Kryeministri Edi Rama njoftoi që një tjetër sasi vaksinash ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Bëhet fjalë për 40800 vaksina të prodhuara nga kompania anglo-suedeze Astra Zeneca, si pjesë e instrumentit COVAX.  

✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet…

Posted by Edi Rama on Wednesday, June 2, 2021

“Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, thuhet në postimin  e kryeministrit shqiptar.