Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Me shami dhe plot vetëbesim, Malala është ylli i ri i kopertinës së Vogue

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 10:18 | Lifestyle

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e cila u qëllua nga talebanët pasi bëri fushatë për arsimimin e vajzave, është ylli i ri i kopertinës së Vogue.

23-vjeçarja që ka fituar një çmim Nobel për paqen kur ishte vetëm 17-vjeç ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, diplomimi në Oksford, besimi dhe partneriteti i ri me AppleTV +.

Yousafzai foli gjithashtu për miqësitë e saj me aktiviste të tjera të reja, si Greta Thunberg dhe Emma Gonzalez. 

"Unë e di fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj", citohet të ketë thënë ajo.

Numri i muajit korrik përfshin dhe fjalë nga disa prej admiruesve të Yousafzai, përfshirë ish-Zonjën e Parë Michelle Obama, e cila e quajti atë "me të vërtetë të jashtëzakonshme" dhe CEO i Apple Tim Cook.

Xhiruar nga fotografi Nick Knight, kopertina tregon aktivisten e veshur me një veshje të kuqe dhe një shami, të cilën ajo e cilësoi si simbol kulturor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë