Momenti kur gropa gjigante hapet në mes të fushës

Një gropë gjigante, me diametër 91 metra dhe 18 metra e thellë, u hap krejt papritur në mes të një fushe në Meksikë, duke tmerruar të gjithë njerëzit që ishin aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në Santa Maria Zacatepec dhe u kap në kamera nga banorë të zonës. Në video duket momenti kur toka shkëputet duke bërë që gropa të zgjerohet dhe thellohet në pak sekonda.

Autoritetet lokale thonë se shkaku është një reaksion gjeologjik. Fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar, ndërsa specialistët po hetojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e këtij fenomeni.