Mungon vetëm firma, Messi vendos për të ardhmen

lionel messi barcelona 1100x620

Lionel Messi ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe mungon vetëm firma e tij me një kontratë 2-vjeçare në Camp Nou. E ardhmja e argjentinasit ka qenë në dyshim, me kontratën aktuale që mbaron në fund të këtij muaji, por blaugranasit mund të marrin frymë lirisht tashmë.

Pasi tentoi të largohej nga Barça në fillim të sezonit 2020/21 për shkak të marrëdhënies që kishte me ish-presidentin Josep Maria Bartomeu, Messi duket se ka gjetur qetësinë që prej ardhjes së Joan Laporta si president.

Afrimi i Sergio Aguero, shokun e tij të ngushtë dhe të skuadrës kombëtare, e ka ndihmuar Messi-n në vendimin e tij final.