Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një “mesazh” për Putin! Brenda avionëve të NATO-s që ruajnë qiellin e Europës

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 15:19 | Bota
Një “mesazh” për Putin! Brenda avionëve të

Ushtria amerikane dhe ajo e vendeve anëtare të NATO-s zhvilluan stërvitjen më të madhe ushtarake në Europë. Bombarduesit ajrorë fluturuan në të gjitha shtetet e Aleancës në kontinentin e vjetër, deri afër kufirit me Rusinë. Ky është një mesazh që i përçohet Putin, përpara takimit me presidentin amerikan, Joe Biden.

8200 metra mbi Skoci, duke fluturuar me 500 kilometra në orë me avionin luftarak britanik. Më pas një bombardues amerikan, USAF B52, që furnizohet dhe niset nga Spanja, përpara se të marrë pjesë në misionin e NATO-s, operacionin “Allied Sky”, shumë afër Rusisë.

“Është pjesë e misionit të gjerë të NATO-s që përfshin fluturimet mbi shtetet anëtare në një stërvitje për t’i përçuar një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin”

Nic Robertson, korrespondent i CNN

Dy javë para samitit të presidentit Biden me Vladimir Putin, stërvitja është një deklaratë e mbështetjes së hekurt për diplomacinë amerikane. Krahët e NATO-s vendosen afër hapësirës ku Bjellorusia detyroi një avion pasagjerësh të ulej duke arrestuar disidentin dhe të dashurën e tij, diçka që rriti tensionet.

https://a2news.com/2021/06/01/anija-me-vlere-3-miliarde-paund-i-prin-flotes-se-nato-s/

“Do të takohem me presidentin Putin për pak ditë në Gjenevë dhe do të bëj të qartë se ne nuk do të qëndrojmë duarkryq duke e lënë atë të abuzojë me të drejtat e njeriut”

Joe Biden, president i SHBA

Furnizuesi ajror amerikan KC-135 fluturoi nga jugu i Anglisë gjysmë ore përpara se të kryente detyrën. Mjeti fluturues dhe bombarduesi i përkasin epokës së Luftës së Ftohtë, më të vjetër se ekuipazhi i tyre. Por me tensionet Lindje-Perëndim që shtohen, bëhen të domosdoshëm për të njëjtën arsye që janë ndërtuar.

“Është interesante për gjeneratat e pilotëve që kanë udhëtuar me të… Përditësohet kohë pas kohë… Është i besueshëm dhe funksionon, prandaj nuk ka nevojë për shumë ndryshime”, thotë Todd Berglund, Kapiten i Forcave Ajrore të SHBA.

https://a2news.com/2021/05/27/rusia-ve-rrenje-ne-mesdhe-dergon-bombarduesit-berthamore-ne-siri/

Misioni, sipas komandantëve të NATO-s, synon të tregojë atë që konsiderohet “Besueshmëri e Mbrojtjes së Përbashkët” dhe “Rritje e Gatishmërisë”. Kjo ditë, për kapitenin Todd dhe ekipin e tij, është njësoj si të tjerat, asgjë nuk i mbetet fatit. “Pak më shumë presion, por ne duhet të jemi në vendin e duhur në kohën e duhur. E kemi bërë aq shpesh sa na është bërë zakon”, thotë ai.

Se sa shumë këto misione të NATO-s e ndikojnë Putin është vështirë të matet. Në pak ditë, në Gjenevë, kur ai të takojë Biden, mund të jemi në gjendje ta gjykojmë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë