Operacioni “Kimisti”, zbulohet një “shtëpi bari” në Tiranë, 4 persona në pranga

Katër persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës, të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në një operacion antikanabis të emëruar “Kimisti”, uniformat blu zbuluan se të arrestuarit kishin përshtatur banesën si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar paisjet e montuara në banesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, fara dhe fidanë kanabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.