Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Përmirësimi i situatës pandemike, mbyllet dhe spitali Covid 2

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 11:25 | Aktualitet
Përmirësimi i situatës pandemike, mbyllet dhe spitali Covid 2

Përmirësimi ditë pas dite i situatës me pandeminë në vendin tonë ka bërë që autoritetet të vendosin mbylljen e një tjetër spitali që më herët ishte dedikuar për pacientët e infektuar me Sars Cov-2.

Kështu, burime për A2, bëjnë me dije se nga java e ardhshme Sanatoriumi i rikthehet funksionit të tij të mëparshëm si spital i sëmundjeve të mushkërive.

Më herët, ministria vendosi të mbyllë spitalet 3 dhe 4 si dhe pavijonet Covid në 4 spitale rajonale.

Megjithatë, ministrja Manastirliu ka bërë me dije se këto spitale do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri në rast të një përkeqësimi të mundshëm të situatës.

Aktualisht, në spital po trajtohen 37 pacientë që kanë nevojë për trajtim më të specializuar ndërsa rastet aktive në mbarë vendin janë 413.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani