Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shtëpitë e ujit prekin fundin, liqeni që furnizon 27 milionë njerëz po thahet

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 15:17 | Lifestyle

Një evakuim masiv i shtëpive të ujit po ndodh nga tharja e liqenit Oroville në Kaliforni. Pronarëve të këtyre shtëpive u është kërkuar që t’i zhvendosin sa më parë.

Shefi i sigurisë publike të liqenit tha se deri tani 130 varka u tërhoqën me litarë dhe u vendosën në parkingun buzë liqenit.

Parashikimet tregojnë se deri në tetor, rezervuari, i cili siguron ujë të pijshëm për më shumë se 27 milionë persona, do të arrijë në nivelin më të ulët për katër dekadat e fundit.

“Në një vit si ky me kushte tejet të vështira në të gjithë shtetin dhe me një nivel të ulët të liqenit, kjo është shumë shqetësuese”, tha për AFP John Yarbrough, një zyrtar i Departamentit të Burimeve Ujore të Kalifornisë.

Më 10 maj, guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për thatësirën që ka përfshirë më shumë se 40 qarqe, rreth 30% të shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë