Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shteti amerikan blen gazin që përdornin Nazistët për ekzekutimin e dënimeve me vdekje

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 09:54 | Bota

Shteti i Arizonës po grumbullon sasi të konsiderueshme gazi vdekjeprurës para se të rinisë ekzekutimet e dënimeve me vdekje. Mes lëndëve helmuese është edhe Zyklon B, një gaz i përodur nga Nazistët për të vrarë hebrenjtë në kampin e Aushvicit.

Sipas “The Guardian”, bazuar në dokumentet e marra nga Muzeu Shtetëror i kampit famëkeq, që sot ndodhet në territorin e Polonisë, 1,1 milionë persona kanë humbur jetën aty, mes tyre 960 mijë hebrenj.

Arizona i pezulloi dënimet me vdekje në vitin 2014, pasi një prej personave të ekzekutuar, Joseph Wood, vuajti për 2 orë para se të ndërronte jetë për shkak të një gabimi me dozën e injeksionit vdekjeprurës.

Ironikisht, personi i fundit i ekzekutuar në Arizona me gaz ishte një shtetas gjerman, Walter LaGrand, në vitin 1999. Atij iu deshën 18 minuta të ndërronte jetë që nga momenti që gazi u çlirua në dhomën ku ai po qëndronte, sipas raportimeve të mediave lokale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë